Follow us on:

Diplomatic Grape Harves 2020

Nën patronazhin e Ministrit të Bujqësisë së Hungarisë z. Nagy István dhe Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë z. Balogh Csaba, u organizua aktiviteti i radhës për vjeljen e rrushit “Diplomatic Grape Harves 2020”. Ky aktivitet tradicional tashmë i zakonshëm këtë herë organizua në regjionin e famshëm Somló të Hungarisë, në një kompleks të madh të verës i cili përfshinë në vete mes tjerash edhe muzeun e verës dhe një punishte shtesë për prodhimin e shampanjës. Në këtë organizim morën pjesë të gjithë diplomatët e akredituar në Hungari, ku në mesin e tyre ishte prezent edhe Ambasadori z. Shpend Kallaba, i cili bashkë me kolegët e pranishëm mori falenderime nga Ministri i Bujqësisë z. Nagy dhe Sekretari i Shtetit z. Balogh për pjesëmarrje. Me këtë rast Ambasadori z.Kallaba shfrytëzoi rastin për të përmendur fabrikat e njohura në Rahovec, Suharekë dhe Gjakovë të Kosovës, për kualitetin e verërave të këtyre rajoneve, duke shkëmbyer informacione me nikoqirët.