Follow us on:

Ambasadori z.Shpend Kallaba mori pjesë në konferencën “think. BDPST”

2 Tetor 2020 - Ambasadori z.Shpend Kallaba mori pjesë në konferencën “think. BDPST” organizuar nga Qendra e Diturisë József Antall në bashkpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë dhe me mbështetjen e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit. Kjo është një konferencë strategjike që përqëndrohet në perspektivat e kërkimit, inovacionit dhe teknologjive të ardhshme. Hapja e konferencës u bë nga z.Péter Sztáray, Sekretar i Shtetit për Politika të Sigurisë pranë Ministrisë së Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë. Në mesin e panelistëve prezent ishin edhe znj. Vera Jourová, Nënkryetare për Vlerat dhe Trasparencën pranë Komisionit Evropian, dhe znj. Judit Varga, Ministre e Drejtësisë së Hungarisë. Nga temat kryesore që u trajtuan në këtë konferenë ishin, e ardhmja e teknologjisë 5G dhe përdorimi i saj në institucionet e ndryshme arsimore, mbrojtja e të dhënave në epokën post-COVID, ose rregullimi i gjigantëve të teknologjisë në shoqëritë e sotme.