Follow us on:

Z. Shpend Kallaba takoi Udhëheqësin e Misionit të Emirateve të Bashkuara në Budapest z. Abdulla Ahmed Aldhanhani

20 Tetor 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës ne Hungari z. Shpend Kallaba, takoi Udhëheqësin e Misionit të Emirateve të Bashkuara në Budapest z. Abdulla Ahmed Aldhanhani.

Në këtë takim biseduan si dy vende mike, për mënyrën më të mirë të bashkëpunimit, për situatën aktuale rreth pandemisë dhe menaxhimit të saj.

Gjithashtu u diskutua tema e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të dy vendeve me shtetin e Izraelit, duke e trajtuar këtë çështje nga pozicionet e ndryshme të dyja shteteve.

Të dy Ambasadorët u akorduan për intensifikimin e marrëdhënieve të mira mes shteteve të tyre, duke gjetur mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit përmes Përfaqësive Diplomatike të të dyja vendeve në shtetin ku shërbejnë.