Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Budapest ҫdoherë pranë sportit dhe sportistëve të Republikës së Kosovës

Ambasadori Shpend Kallaba takoi selektorin e reprezentacionit te xhudos së Kosovës z. Driton Kuka, bashkë me xhudistët pjesëmarrës në garën ndërkombëtare të xhudos Grand Slam Hungary 2020 në Budapest, pas suksesit të jashtëzakonshëm të Distria Krasniqit me fitoren e medaljes së artë dhe Loriana Kukës me atë të bronztë.
Ambasadori Shpend Kallaba, përgëzoi selektorin z. Kuka, për punën e madhe dhe rezultatet e arritura, duke i bërë të gjithë shqiptarët shumë krenar me sukseset e sportistëve tanë, të cilët i konsideron ambasadorë të vërtet të Kosovës.