Follow us on:

Ambasadori Shpend Kallaba priti në takim Ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë z. József Bencze

26 Tetor 2020 - Ambasadori Shpend Kallaba priti në takim Ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë z. József Bencze, të cilit i uroj detyrën e re dhe i dëshiroj suksese në punë.

Në këtë takim shumë miqësorë u trajtuan disa tema me interes për të dyja vendet, duke filluar nga bashkëpunimi mes dy Ambasadave, deri te bashkëpunimi në fushën e diplomacisë ekonomike, kulturore dhe atë të sigurisë.

Po ashtu u trajtua edhe tema e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, dhe për ato të cilat priten të nënshkruhen mes dy shteteve gjatë vizitës së paraparë të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në Budapest, me datë 28-30 Tetor 2020.
U diskutua gjithashtu edhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku nevojitet mbështetja e shtetit hungarez, sidomos pas abstenimit të Hungarisë gjatë votimit të Kosovës për në INTERPOL, UNESCO, Gjykata e Arbitrazhit dhe DOGANA.

Të dy Ambasadorët u taktuan për intensifikimin e komunikimit të ndërsjellët mes dy Ambasadave, për të qenë sa më të suksesshëm në realizimin e objektivave të parapara, duke shërbyer në afrimin e marrëdhënieve institucionale të të dyja vendeve.