Follow us on:

Ambasadori Kallaba pritet nga Drejtori Gjeneral i kompanisë WizzAir në Budapest

17 Nëntor 2020- Në ambientet e kompanisë WizzAir, Ambasadori Shpend Kallaba i shoqëruar nga Ministri Këshilltar z. Naser Idrizi u takuan me Drejtorin ekzekutiv të kësaj kompanie z. József Váradi i cili është bashkëthemelues i WizzAir, dhe CEO i saj që nga viti 2003 Në fillim të takimit, Ambasadori Kallaba shprehi falënderim të veçantë për pritjen, duke potencuar se qëllimi i takimit ishte që të thellohet bashkëpunimi me kompaninë e fluturimeve për te cilën qytetarët e Kosovës kanë shfaqur interesim të madh. Ambasadori potencoi tutje se kjo ishte edhe temë diskutimi gjatë vizitës së fundit të Ministres së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla me homologun e saj hungarez z. Péter Szíjjártó ku të dyja palët e konsideruan që Qeveria e Kosovës duhet të vë në dispozicion kushte më të favorshme për linjat ajrore për të tërhequr edhe më shumë vizitorë nga jashtë e po ashtu për tu bërë konkurrente ndaj aeroporteve rajonale. Në kuadër te këtij bashkëpunimi, Ambasadori Kallaba shprehi idenë dhe nevojën që të krijohet një bazë ajrore e kësaj kompanie në Kosovë me qëllim të aftësimit të të rinjve në biznesin ajror.

Në vazhdim fjalën e mori nikoqiri z. József Váradi, i cili u falënderua për vizitën dhe interesimin për kompaninë WizzAir në Budapest, duke i informuar që ka katër vite që e përcjellë tregun ne Kosovë, dhe është në dijeni për numrin e madh te pasagjerëve vjetor që ka aeroporti i Prishtinës,duke potencuar se një ndihmë nga Qeveria e Kosovës ndoshta do të hapte një shteg mundësie që WizzAir të konsiderojë hapjen e një baze. Z. Váradi tutje tregoi se pandemia Covid19 edhe ashtu e ka vështirësuar operimin dhe beson se edhe 3-4 muaj do të vazhdojnë të përballen me sfida duke marrë parasysh se ka shumë fluturime të anuluara.

Në fund të takimit, Ambasadori Kallaba dhe z. Váradi, u akorduan që të vazhdojnë takimet për të intensifikuar edhe më tutje bashkëpunimin e ndërsjellë në gjetjen e një zgjidhje të mirë për kompaninë dhe pasagjerët kosovarë.