Follow us on:

Ambasadori Shpend Kallaba takoi Ambasadorin e ri të Izraelit në Hungari z. Yacov Hadas-Handelsman

19 Nëntor 2020 – Ambasadori Shpend Kallaba takoi Ambasadorin e ri të Izraelit në Hungari z. Yacov Hadas-Handelsman, me të cilin mes tjerash biseduan për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mënyrën më të mirë të bashkëpunimit mes dy ambasadave të akredituara në Budapest. Ky takim shërbeu edhe për shkëmbimin e pikëpamjeve politike dhe atyre të sigurisë në rajon, duke marrë parasysh edhe zotimin e shtetit të Izraelit me 4 shtator në Uashington për njohjen reciproke.

Në fund të dy Ambasadorët u akorduan për të qenë në kontakte të vazhdueshme për intensifikimin e marrëdhënieve të sapo filluara.