Follow us on:

NJOFTIM:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Në përputhje me vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 14 Shkurt 2021, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës inkurajon të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës me qëndrim jashtë vendit (Diasporë) që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur, duke ndjekur procedurat (rregullat) e regjistrimit dhe mënyrën për votim të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës do të jenë në dispozicionin Tuaj për të asistuar me informatat e nevojshme për këtë proces.
Ju lutem që nga vegëzat e bashkëngjitura, të shkarkoni materialet e nevojshme për publikim.
https://wetransfer.com/downloads/06c3f623c165a877d3bf7553348487aa20210113115025/ffa05fb9b0d15a814fe30ee7565bf9d220210113115048/ad839f

https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/
Në vegëzat e bashkëngjitura, mund të gjeni informata të detajuara për procesin e regjistrimit dhe mënyrën e votimit.