Follow us on:

Kallaba së bashku me Ministrin Këshilltar Naser Idrizi, zhvilluan një takim me Nuncin Apostolik

29 Janar 2021 - Ambasadori Shpend Kallaba së bashku me Ministrin Këshilltar Naser Idrizi, zhvilluan një takim me Nuncin Apostolik në Hungari SH.T.Z. Michael A. Blume, i cili njëkohësisht është edhe Kryepeshkop i Alessanos dhe Dekan i trupit diplomatik në Hungari.
Në këtë takim të ngrohtë, me fjalët më të mira mikpritëse, u diskutua fillimisht për situatën aktuale rreth pandemisë Globale, menaxhimit të saj dhe çështjes së vaksinimit. Ky takim shërbeu gjithashtu edhe për shkëmbimin e pikëpamjeve politike, me theks të veçantë çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës nga Vatikani dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Të dy Ambasadorët u akorduan për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, duke gjetur mundësitë e bashkëpunimit përmes Përfaqësive Diplomatike të të dyja vendeve në Hungari.
Në fund të takimit Nunci i dhuroi Ambasadorit Kallaba edhe dy kopje të librave me titull ”Fratelli Tutti” dhe „Message of His Holiness Pope Francis”.