Follow us on:

Kallaba takoi Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

04 Shkurt 2021 - Ambasadori Shpend Kallaba takoi Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare në Budapest Kolonel dr. László Balázs, me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërinstitucional, dhe disa tema me rëndësi që kanë të bëjnë sidomos me pikat kryesore kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, të cilat çdo vit frekuentohen nga qytetar tanë të shumtë, kryesisht nga diaspora.

Ambasadori Kallaba lidhur me këtë foli për lehtësime dhe mbështetje të qytetarëve tanë gjatë kalimit transit, nëpërmjet këtyre pikave kufitare, duke përmendur në veçanti edhe linjat e rregullta të kompanive kosovare të autobusëve.

Z. Balázs, ishte falënderues për këtë takim miqësor dhe informues.

U zotua që të gjitha vërejtjet do të merren në konsideratë, që qytetarët tanë të kenë sa më pak telashe gjatë kalimit kufitar.

Gjithashtu u bisedua edhe për zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë, për të cilën gjë pala hungareze ishte e interesuar për shkak masave përgatitore në rast të ndonjë fluksi eventual të diasporës gjatë kësaj periudhe.

Në fund të takimit të dy palët u akorduan për intensifikimin e komunikimit dhe bashkëpunim të përbashkët ne vazhdimësi.