Follow us on:

Shpend Kallaba zhvilloi një takim virtual me Ministrin e Arsimit të Hungarisë Dr. József Bódis

10 Shkurt 2021 - Ambasadori Shpend Kallaba zhvilloi një takim virtual me Ministrin e Arsimit të Hungarisë Dr. József Bódis, me të cilin biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, marrë parasysh edhe marrëveshjen bilaterale të nënshkruar gjatë vizitës zyrtare në Hungari të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Meliza Haradinaj-Stublla, për rritjen e numrit të bursave nga 50 në 75 për studentët kosovar si pjesë e programit „Stipendium Hungaricum”.

U vlerësua edhe bashkëpunimi dhe marrëveshjet e arritura mes universiteteve hungareze dhe kosovare, duke shkëmbyer përvojat mes profesorëve dhe studentëve të të dyja vendeve.

Gjatë këtij takimi u trajtuan edhe disa çështje që preokupojnë studentët tanë që studiojnë në Hungari, për të cilat Ministri Bódis, u zotua se do ti shqyrtojnë me seriozitet dhe ta informojnë Ambasadën.

Ambasadori Kallaba falënderoi Ministrin Bodis, për korrektësinë dhe angazhimin e tij për mbështetje në vazhdimësi të Qeverisë Hungareze ndaj shtetit të Kosovës.

Në përfundim palët u akorduan që pas përmirësimit të situatës pandemike, të kenë takime mes tyre ne Ministri e po ashtu edhe Ambasadë.