Follow us on:

NJOFTIM!

Për shkak të situatës së përkeqësuar lidhur me pandeminë nga virusi Covid-19, Qeveria Hungareze ka vendosur për masa shtesë në vend, që pritet të hyjnë në fuqi nga data 8 Mars 2021 (E Hënë). Masat e reja që duhet veçuar janë si më poshtë:

1. Kopshtet dhe shkollat fillore do të mbyllen deri me datë 7 Prill 2021, ndërsa ato të mesmet dhe të lartat vazhdojnë të ndjekin mësimin online si më parë.
2. Të gjitha dyqanet do të mbyllen për një periudhë dy javore ( 8-22 Mars), përjashtim do të ketë vetëm për dyqanet ushqimore, të higjienës, farmacitë dhe pikat e karburantit.
3. Në të njëjtën periudhë kohore (8-22 Mars) do të pezullohen të gjitha shërbimet, përveç kujdesit shëndetësor privat.
4. Palestrat sportive do të jenë të mbyllura dy javë, ndërsa parqet, lulishtet do të jenë të hapura, dhe aktivitetet sportive individuale në hapsira të hapura lejohen duke respektuar rregullat dhe distancën fizike.
5. Përdorimi i maskave është i obligueshëm kudo në hapësirat e mbyllura dhe të hapura.
6. Do të ketë shtërngim të masave në pikat kufitare sa i takon qarkullimit të udhëtarëve jo transit.