Follow us on:

Shpend Kallaba i shoqëruar nga Këshilltari Albert Kuqi, takoi z. István Balogh Zv. Sekretar i Shtetit

20 Maj 2021 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Budapest, Shpend Kallaba i shoqëruar nga Këshilltari Albert Kuqi, takoi z. István Balogh Zv. Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Republikën e Hungarisë. Në takim Ambasadori Kallaba vlerësoi raportet miqësore në mes të dy vendeve, shprehu mirënjohjen për mbështetjen politike dhënë Kosovës në iniciativat regjionale dhe evropiane, si dhe vlerësoi lartë menaxhimin e situatës pandemike nga Institucionet shtetërore të Hungarisë duke theksuar nevojën e shkëmbimit të përvojave në trajtimin e pandemisë, ku Republika e Hungarisë është dëshmuar si shtet model i trajtimit të pandemisë me arritjen e një objektivi të lartë të vaksinimit të gjysmës së popullsisë.

Duke shprehur kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e deritanishëm Zv. Sekretari Balogh informoj Ambasadorin Kallaba për zhvillimet politike dhe menaxhimin e situatës pandemike, ku pritjet e tij janë se deri në fund ë qershorit do të arrijnë të vaksinojnë 6.5-7 milion qytetarë, përfshirë personat e moshës nën 18 vjeç.

Pas insistimit të Ambasadorit Kallaba që në frymën e mbështetjes me pajisje mjekësore dhe maska mbrojtëse në luftën kundër pandemisë, të cilat ju dhuruan Kosovës para ca muajve, pala hungareze të ofroj një sasi të konsiderueshme të vaksinave kundër Covid-19. Zv.

Sekretari Balogh, premtoj se në fund të qershorit MPJ e Hungarisë do ta vendosë për shqyrtim në qeveri temën e ndihmës me vaksina për Republikën e Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin për ndërtim të raporteve miqësore.