Follow us on:

Kallaba dhe Idrizi bënë një vizitë në pjesën jug-perëndimore të Hungarisë

28 Maj 2021 – Ambasadori Shpend Kallaba i shoqëruar edhe nga Ministër-Këshilltari Naser Idrizi bënë një vizitë në pjesën jug-perëndimore të Hungarisë në qytetin Nagykanizsa dhe rrethinë. Ku u takuan me kryetarin e bashkësisë së prefekturave të rrethinës së qytetit Nagykanizsa z. Szabolcs Jankó, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëbunimit me komuna të ngjashme në Kosovë. Z. Jankó me këtë rast u falendërua për vizitën, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Ai gjithashtu shfrytëzoj rastin për të lavdëruar komunitetin shqiptar nga Kosova që jeton dhe vepron në këtë rajon, të cilët i konsideron si shembull të mirë të shoqërisë së kësaj pjese të Hungarisë.

Gjatë kësaj vizite Ambasadori Kallaba dhe Ministër-Këshilltari Idrizi vizituan edhe disa biznese të suksesshme të bashkëatdhetarëve tanë që veprojnë në këtë rajon, me të cilët biseduan për veprimtarit dhe sukseset e tyre. Ambasadori Kallaba me këtë rast përgëzoi bashkëatdhetarët tanë për punën e shkëlqyer dhe sjelljet shembullore, duke i siguruar ata për përkrahjen dhe asistencën në çdo kohë të Ambasadës së Kosovës në Budapest.