Follow us on:

Kallaba takoi Dekanin e Trupit Diplomatik në Hungari z. Michael A. Blume

21 Qershor 2021 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari z. Shpend Kallaba, takoi Dekanin e Trupit Diplomatik në Hungari, Ambasadorin e Vatikanit,
Nuncin Apostolik z. Michael A. Blume, në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Budapest
Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi dhe vazhdimi i bashkëpunimit mes Ambasadave, thellimi e bashkëpunimit, marrëdhënieve dhe ndikimin e Vatikanit tek shtetet e BE, si për liberalizimin e vizave, po ashtu edhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë. Ambasadori Shpend Kallaba, po ashtu e njoftoi z. Blume, per përfundimin e misionit të tij diplomatik në Hungari, në fund të muajit Gusht të këtij viti.

Me këtë rast z. Blume kërkoi nga Ambasadori Kallaba që të akordohen për datën e mundshme të një takimi lamtumirës, të organizuar nga Dekani i Trupit Diplomatik në Hungari.

z. Blum ishte shumë i afërt dhe miqësorë, e po ashtu edhe falënderues për bashkëpunimin dhe miqësinë e krijuar gjatë tërë kohës në Budapest. Ai premtoi se do jetë edhe më tutje bashkëpunues dhe dashamirës i Popullit të Kosovës.