Follow us on:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Budapest mori pjesë në ceromonin e inaugurimit te bustit të Gjergj Kastrioti-Skenderbeut në Budapest

Nën patronazhin e Bashkisë së Budapestit sot me datë 5 Korrik 2021, në parkun qendror të kryeqytetit hungarez, pranë kështjellës së Huniadëve është inauguruar busti i herojit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ky bust është dhuruar nga Bashkia e Tiranës si shenjë e miqësie mes dy popujve dhe dy heronjve kombëtar Gjergj Kastriotit dhe János Hunyadit heroit kombëtar hungarez.

Në këtë inaugurim ishin të pranishëm presidentët e dy vendeve, ai i Shqipërisë Ilir Meta dhe presidenti i Hungarisë János Áder, si dhe kryebashkiakët e dy kryqyteteve, ai i Tiranës Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Budapestit Gergely Karácsony. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë Ambasadori Kosovës Shpend Kallaba i shoqëruar nga këshilltari Albert Kuqi dhe stafi i Ambasadës.