Follow us on:

Presidenti i Shqipërisë Sh.T. Z. Ilir Meta viziton Ambasdën e Republikës së Kosovës në Budapest

Ambasadori Shpend Kallaba dhe stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest, sot me datë 5 korrik 2021, në ambientet e ambasadës organizoi një pritje për nder të Presidentit të Shqipërisë SH.T.Z. Ilir Meta, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Budapest.

Në këtë pritje miqësore u bisedua për bashkëpunimin institucional mes të dy shteteve tona dhe bashkërendimin e hapave diplomatik përballë sfidave aktuale në politikën e jashtme.