Follow us on:

Kallaba priti përfaqësuesit e klubit futbollistik Prishtina

6 Korrik 2021 - Ambasadori i Republikës së Kosovës Shpend Kallaba, priti në ambientet e ambasadës përfaqësuesit e Klubit Futbollistik Prishtina, në krye me Remzi Ejupin, Rrahman Haradinin dhe Fikret Maqastena. Ambasadori Kallaba, i përgëzoi mysafirët për arritjet dhe sukseset e Klubit Prishtina, duke ju dëshiruar atyre suksese me klubin në kompeticionet ndërkombëtare.

Me këtë rast mysafirët i bënë dhuratë Ambasadorit Kallaba edhe një fanellë të klubit të tyre, duke falënderuar Ambasadorin Kallaba dhe Ambasadën për mbështetjen e sportit kosovar.

Pas takimit, Ambasadori Kallaba i shoqëruar edhe nga Këshilltari i Ambasadës Albert Kuqi, bashkë me mysafirët bënë një vizitë tek busti i sapo inauguruar i heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Budapest.

Gjithashtu gjatë ditës, Ambasadori Kallaba dhe stafi i Ambasadës morën pjesë në ndeshjen futbollistike, në mes të kampionit të Hungarisë Ferencváros, dhe atij të Kosovës FC Prishtina, e vlefshme kjo për garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve.