Follow us on:

Kallaba priti në takim z. Christo Polendakov

8 Korrik 2021 - Ambasadori Shpend Kallaba, priti në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Hungari z. Christo Polendakov, të cilit i uroj detyrën e re dhe i dëshiroj suksese në punë.

Në këtë takim shumë miqësorë u trajtuan tema të ndryshme me interes për të dyja vendet mike, ku u bisedua për mënyrat më të mira të bashkëpunimit.

Të dy Ambasadorët u akorduan për intensifikimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy Ambasadave.