Follow us on:

NJOFTIM

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Rregullës Zgjedhore Nr. 03/2013 Votimit Jashtë Kosovës, ju mundëson votimin përmes postës, të gjithë qytetarëve që janë shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët jetojnë jashtë Kosovës, po ashtu dhe qytetarëve që nuk janë shtetas, por kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës.

Për të votuar përmes postës, qytetarët që jetojnë jashtë vendit duhet të Aplikojnë për Regjistrim si votues jashtë Kosovës, nga data 10 korrik deri me datën 18 gusht 2021.

Për informim sa më të saktë, gjeni të bashkangjitur formularët për aplikim, materiale dhe informata për kohën dhe mënyrën e aplikimit dhe dorëzimit të aplikacioneve në adresën e KQZ-së.

Për më shumë informata, klikoni në linkun:
https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/
Procedura për vlerësimin e kritereve të zotësisë juridike.pdf
Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës Formulari I.pdf
Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës Formulari II.pdf
Pyetjet e parashtruara më së shpeshti -Votimi jashte Kosovës.rtf