Follow us on:

Kallaba mori pjesë në finale e Kampionatit Evropian

11 Korrik 2021 - Me ftesë të protokollit të shtetit hungarez, Ambasadori Shpend Kallaba bashkë me stafin e ambasadës mori pjesë në organizimin e shfaqjes së finalës së Kampionatit Evropian EURO 2020.

Eviniment ky i organizuar nga shteti hungarez, me qenë se kryeqyteti hungarez Budapesti ishte edhe qytet pritës i disa ndeshjeve të këtij kampionati.

Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, ku ishin prezent figura të larta të Qeverisë së shtetit hungarez, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në Hungari z. Manuel Jacoangeli dhe stafi i tij, të cilëve Ambasadori Kallaba i uroj për fitoren dhe lojen e shkëlqyer të kombëtarës italiane.