Follow us on:

Ambasadorja Sherifi mbane ligjerate per Kosoven para kandidateve per misionin EULEX nga kontingjenti hungarez

E ftuar nga Qendra Nderkombatare per Trajnim dhe Menaxhim te Krizave – Ministria e Drejtesise dhe Rendit Ambasadorja Sherifi mbajti ligjerate me temen “ Gjendja aktuale ne Kosove – te arriturat dhe sfidat”. Permbajtja e ligjerates ishte me sa vijon: Hyrje –Fakte dhe Shifra, Baground i shkurter historik, Kosova nen Administrimin e UN-it, Negociatat per Statusin Final te Kosoves, Shtetndertimi, te Arriturat Kryesore pas Pavaresise dhe Sfidat.

Drejtori Gjeneral i Qendres kishte kerkuar nga Ambasadorja Sherifi qe poashtu te t’i paraqiste edhe pritjet e Kosoves ne raport me EULEX-in, Komunitetin Europian me fokus ne Hungari.

Duke marre parasyshe faktin se Hungaria se shpejti do te merr presidencen e radhes se EU-se, Ambasadorja vuri ne pah keto pritje:

•     Liberalizimi i vizave
•     Integrimi i veriut te Kosoves (perfishire edhe rregullimin e regjimit kufitar me Serbine, si kusht per liberalizim te vizave)
•     Konsolidimin e shtetit te ligjit (efektshmerine dhe afatin e kufizuar kohor te EULEX-it)
•     Bashkepunimi regjional - perfundimi i kapitullit te bllokades se tanishme

Ligjerata u mireprit dhe u percoll me shume vemendje nga audienca nderkohe qe pati shume pyetje posaqerisht rreth situates ne veri dhe sigurise. Ambasadorja Sherifi mori shume falemnderime nga organizatoret per kete kontribut shume te cmueshem per kandidatet qe do t’i bashkangjiten misionit te EULEX-it ne Republiken e Kosoves.