Follow us on:

Promovimi i Kosovës në Festivalin Sziget, Budapest

Festivali Sziget është festival i mirënjohur dhe njëri nga festivalet më të mëdha në Europe që mbahet cdo vit në të ashtuquajturin Óbudai-sziget (ishullin e vjetër të Budës), ishull në Danub, Budapest. Festivali mirëpret qindra mijëra artistë nga zhanre të ndryshmë si dhe rreth 400.000 vizitorë, gjysma e të cilëve janë të huaj. Krahas muzikës, festivali ofron nje gamë të gjerë aktivitetsh si teatër, vallëzim, muzikë klasike, kabarre dhe mbi të gjitha aktivitete të ndryshme promovuese të shoqrisë civile.

Këtë vit u organizua një aktivitet promovues për Kosovën nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, Corvinus Cultural Society nga Budapesti, International Center for Democratic Transition - ICDT si dhe Ambasada e Kosovës në Budapest.

Projekti kishte për qëllim promovimin e Kosovës në kuptimin e dhëniës së informacioneve, materialeve promovuese. Pjeë e programit ishte edhe organizimi i një kuizi me shkrim me pyetje për Ballkanin Perendimor dhe Kosovën me c’rast pjesëmarrësit me numër më të madh poenash shpërbleheshin me ndonjë nga materialet promovuese. Ambasada e Kosovës u përkujdes që të dërgojë sa më shumë materiale promovuesë kryësisht të kampanjës Kosovo the Young Europeans.

Ambasadorja Sherifi more pjesë aktive përgjatë gjithë organizimit. Në të ashtuquajturin aktivitet “Ora e Kosovës”, Ambasadorja Sherifi bëri një prezentim për Kosovën si dhe mori pjesë ne forumin e hapur të shoqërisë civile ku diskutohej për Kosovën me c’rast Ambasadorja Sherifi u përgjigjej pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve dhe jipte informacione për Kosovën. Ne Festival mori pjesë edhe bendi The Freelancers nga Kosova qe performoi në një nga skenat e dedikuara për bende jo të njohura.