Follow us on:

Vizita e delegacionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri në Budapest

Ambasadorja Sherifi shoqëroi Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri në Ministrinë e Brendshme të Hungarisë ku u pritën nga Dr. Kristina Berta zv. Sekretare e Shtetit për Cështje Ndërkombetare dhe Europiane në Ministrinë e Brendshme. Dr. Berta bëri një prezentim të shkurtër të punës së saj dhe pastaj iu përgjigj pyetjeve të shumta të anëtarëve të delegacionit kosovar.

U diskutuan mundësite e organizimit të trajnimeve të ndryshme profesionale në fushen e sigurisë ku do të përfitonin grupe relevante nga Kosova si dhe për rolin ndërmjetësues që Ambasada e Kosovës do të luaj në këtë drejtim. Ambasadorja Sherifi, pas seancës diskutoi me Dr. Berta për intensifikimin e marrëdhenieve në mes të Ambasadës së Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme në dritën e inicimit të marrëveshjes për ripranim e cila është në procedurë e sipër.