Follow us on:

Personeli i ambasadës në Budapest mori pjesë në cilësi të vëzhguesit në zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë

Ambasada mori ftesë nga Ministria e Pushtetit Lokal të Hungarisë që të marrë pjesë në cilësi të vëzhguesit në zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë. Stafi i Ambasadës vëzhgoi 7 qendra të votimit në distriktin 5, 6 dhe 11 të Budapestit, ku u informua në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ministri-Këshilltar mori pjesë në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Gjithashtu, Ministri-Këshilltar ishte ftuar që të marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga parti fituese e zgjedhjeve parlamentare FIDESZ, ku takoi gruan e Kryeministrit në ardhje, Znj. Aniko Levai. Po ashtu, në takim të ndarë Ministri-Këshilltar takoi Nemeth Zsolt, kryetar i deritanishëm i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, figurë qendrore në FIDESZ si dhe përkrahës i pavarësisë së Kosovës. Ministri-Këshilltar i uroi fitoren në zgjedhjet e fundit si dhe shprehu falënderimin për përkrahjen e tij ndaj shtetit të Kosovës. Z.Zsolt tha se përkrahja për Kosovën prej tani do të jetë edhe më e fuqishme.