Follow us on:

Zyrtarë administrativ nga Kosova marrin pjesë në trajnimin ‘Mbi Qeverisjen e mirë’ të përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Hungarisë

Në koordinim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës 15 zyrtër administrativ marrin pjesë në trajnimin mbi qeverisjen e mirë të përkrahur nga MPJ-ja e Hungarisë.

Temat të cilat janë shtjelluar në këtë trajnim përfshijnë: qeverisjen e mirë, modernizimin e shërbimeve publike, etikën në menaxhmentin publik, kontrolli i korupsionit, decentralizimin fiskal, administrimi i qeverisjes lokale etj.

Gjithashtu, ky delegacion organizoi vizitë në komunën e Rakosmente, pjesë e bashkisë së Budapestit, dhe në qytetin Szentendre.
Në fund të vizitës delegacioni nga Kosova u prit edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest.