Follow us on:

Njoftim mbi masat e reja anti Covid-19 në Itali

Të nderuar bashkatdhetarë,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë së re italiane, i përditësuar me 13 mars 2021, i cili mbetet i vlefshëm deri me datë 06 prill 2021.

Dispozitat e Dekretit në fjalë hyjnë në fuqi nga 15 mars 2021 dhe parashikojnë zgjatjen e kufizimeve të qarkullimit/lëvizjes si në vijim:

- Lëvizjet brenda territorit italian: deri me 06 prill lëvizjet drejt zonave të kuqe janë të ndaluara, përveç në raste të dëshmuara për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi të keni me vete formularin e vetë deklarimit ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes;

- Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara. Më pas, kthimi në Itali parasheh paraqitjen e formularit të vetë-deklarimit ku secili shtetas shpjegon arsyen e kthimit dhe dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen në Itali, si dhe detyrimin e respektimit të masave të vetë izolimit të detyrueshëm 14 ditorë dhe mbikëqyrjen shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi deri me 06 prill 2021.  

- Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes territorit italian, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit dhe duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes.

Lejet e qëndrimit/permessi di soggiorno: të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021.

Ju informojmë gjithashtu se gjatë kësaj periudhe, për shkak të masave në fuqi, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali do të ofrojë shërbime konsullore vetëm të natyrës urgjente.

Ambasada e Kosovës në Itali do të rifillojë të ofrojë shërbime konsullore me termine/takime të rezervuara paraprakisht, në një kohë më të përshtatshme, kur kushtet shëndetësore të jenë përmirësuar.

Ju njoftojmë se për shkak të situatës epidemiologjike në vend, dhe në respekt të kufizimeve të lëvizjes/qarkullimit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali do të mundësojë që shërbimet konsullore të poshtë shënuara të ofrohen edhe në distancë përmes komunikimit me e-mail:

Vërtetime për Gjendjen Martesore;
Vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve;
Vërtetim për Nulla Osta - Vdekje;

Lëshimi i këtyre vërtetimeve do të realizohet vetëm pas pranimit të dokumentacionit përkatës dhe të kompletuar, siç parashikohet nga legjislacioni përkatës për secilin veprim.

Për çdo kërkesë me natyrë urgjente, lutemi kontaktoni Ambasadën e Kosovës në Romë në:

- Nr. e tel: 06/85356571, nga e hëna deri të enjten nga ora 09 – 17;
- Nr. emergjent: +39/3381314560
- Email: consulate.rome@rks-gov.net; embassy.italy@rks-gov.net;
- FB: @Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali;

Për çdo kërkesë me natyrë urgjente, lutemi kontaktoni Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Milano në:

- Nr. e tel: 02 6704804 dhe 02 66718 644 nga nga e hëna deri të enjten nga ora 14 – 16;
- Nr. emergjent: +39 3319382019
- Email: consulate.milano@rks-gov.net

Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht webfaqen zyrtare dhe profilin tonë zyrtar në facebook për t’u informuar mbi përditësimet e reja lidhur me rregullat e qarkullimit.

Vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar me rigorozitet masat parandaluese, ne mbrojmë shëndetin tonë dhe atë të afërmeve tanë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

http://www.governo.it/it/articolo/domande-frequenti-sulle-misure-adottate-dal-governo/15638?gclid=CjwKCAiAhbeCBhBcEiwAkv2cY65AbZYje-P2TVMjH_dmScGa5zw4KA7jlp5NwEXm1dtw7f5j0BjK9BoCAvYQAvD_BwE