Follow us on:

Ambasadorja e Republikës së Kosovës takoi ish Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Italisë

Me datë 19 tetor 2020, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, znj. Lendita Haxhitasim, takoi ish Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Italisë dhe mbështetësen e madhe të Kosovës, znj. Laura Boldrini. Ambasadorja Haxhitasim e falënderoi znj. Boldrini për mikpritjen dhe angazhimin e saj konstant kundrejt Kosovës, duke theksuar se të flasësh për historinë tonë me personat që i kanë përjetuar pjesërisht ato momente së bashku me ne, është sa e rëndësishme e po aq edhe emocionuese.