Follow us on:

Ambasadorja Lendita Haxhitasim priti në ambasadë futbollistin e kombëtares, z. Vedat Muriqi

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim, priti në Ambasadë z. Vedat Muriqin, futbollistin e reprezentueses së Kosovës në futboll dhe pjesëtarin e ekipit futbollistik të Romës ‘S. S. Lazio’ Me datë 30 tetor 2020, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim, priti në Ambasadë z. Vedat Muriqin, futbollistin e reprezentueses së Kosovës në futboll dhe pjesëtarin e ekipit futbollistik të Romës ‘S. S. Lazio’, pas debutimit të suksesshëm në garat e UEFA Ligës së Kampionëve në futboll me këtë ekip.

Ambasadorja Haxhitasim e vlerësoi në veçanti debutimin e suksesshëm të z. Muriqi në garat e Ligës së Kampionëve në futboll dhe në përgjithësi kontributin e tij që po jep në përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Nga ana tjetër, z. Muriqi me shumë bujari e nderoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë duke dhuruar fanellën e debutimit të tij të parë me ‘S.S. Lazio’ në Ligën e Kampionëve.