Follow us on:

Ministrja Haradinaj-Stublla u prit në Romë nga homologu italian Luigi Di Maio

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, u prit në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, z.Luigi di Maio Me datë 4 nëntor 2020, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, u prit në takim nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, z. Luigi di Maio.

Ministrja Haradinaj-Stublla i shprehu Ministrit di Maio mirënjohjen e thellë ndaj Italisë për mbështetjen e Kosovës gjatë pandemisë Covid/19. Zgjerimi dhe dinamizimi i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe ushtarak, ka qene thelbi i takimit te dy ministrave.

Ministri Di Maio nga ana e tij e siguroi homologen Haradinaj-Stublla se Italia do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik, dhe se beson në lidhjen e fortë mes popujve tanë.