Follow us on:

Masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e Covid 19

Me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID–19, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që parasheh hyrjen në fuqi të këtyre masave, nga 07 deri me 18 prill:

1)Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit. Përjashtim bëjnë:

Qytetari i huaj që hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

2) Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Përjashtim bëjnë qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

3) Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

Gjatë vrapit dhe çiklimit;

Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

4) Nga data 7 prill deri më 18 prill ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç:

Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi).

Qarkullimi për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë dhe shërbime publike;

Operatorëve ekonomik që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/ shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.