Follow us on:

NJOFTIM ME RËNDESI!

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit italian (DPCM) të datës 03.12.2020, dhe në përputhje të plotë me organet e rendit të Milanos: NJOFTON të gjithë shtetasit kosovarë se zyra jonë vazhdon me pezullimin e përkohshëm të të gjitha shërbimeve të rregullta konsullore deri në Dekretin e radhes. Shërbimi do të garantohet vetëm për rastet e jashtëzakonshme dhe urgjente si: Nulla Osta vdekje, aplikim per pasaportë në rast të skadimit të lejeqendrimit italian, regjistrim të lindjes dhe shpërndarjen/dorëzimin e dokumentacionit për të cilin është kryer aplikimi paraprakisht.

Shtetasit tanë që kanë marrë paraprakisht termin/takime, do të kenë prioritet sapo kushtet shëndetësore dhe ligjore të lejojnë lëvizjen dhe qarkullimin e lirë nga një rajon/qytet në tjetrin.

Luteni që të kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe webfaqen zyrtare për t’u informuar mbi përditësimet e reja në vijim.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe të respektojnë me rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë italiane lidhur me masat dhe protokollet parandaluese të përhapjes së koronavirusit Covid-19.

Në këto masa parandaluese, përfshihen edhe udhëzimet lidhur me udhetimet për në Kosovë dhe anasjelltas, të cilat lejohen vetëm në raste emergjente të dëshmuara. Në kthim nga Kosova qytetarët duhet të kenë të kryer testin e COVID-19, të rezultojnë negativ dhe t' ju përmbahen masave të vetë-izolimit 10 ditorë.

Duke respektuar masat, do të mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të afërmeve tanë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!