Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Tokio përkujton viktimat e tërmetit të ndodhur 10 vjet më parë në Japoninë Lindore

Tokio, 11 mars 2021 - Ambasada e Kosovës në Tokio, në shenjë përkujtimi dhe nderimi për mijëra viktimat e tërmetit dhe cunamit të 11 marsit 2011, ka vendosur një fjongo të zezë në flamurin e Kosovës. Sot në ora 14:46, pikërisht në kohën kur tërmeti kishte ndodhur dhjetë vite më parë, e gjithë Japonia ka mbajtur një minutë heshtje për të përkujtuar mijëra viktima të kësaj tragjedie.