Follow us on:

I ngarkuari me punë a.i. i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Japoni, z. Arbër Mehmeti, ka zhvilluar takime me dy institucione japoneze të profilit ekonomik

Tokio, 23 – 24 Mars 2021

23 Mars 2021

Në Ambasadën e Kosovës në Tokio, diplomati Mehmeti ka pritur z. Kominami Yasuki, Drejtor Gjeneral nga Departamenti për Zhvillim të Biznesit në Institutin Japonez për Investime të Jashtme – JOI dhe znj. Aki Inomata, Zëvendës Drejtoreshë. Ky takim me drejtorin e ri z. Kominami ishte një mundësi për të diskutuar për bashkëpunim të mëtejshëm dhe aktivitete të përbashkëta me JOI në sektorin e promovimeve të investimeve japoneze në Kosovë.

24 Mars 2021

I ngarkuari me punë a.i. i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Japoni, z. Arbër Mehmeti, ka pritur për një takim në Ambasadën e Kosovës në Tokio, z. Mikita Satoshi, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm nga Banka e Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar – JBIC dhe zyrtaren znj. Suzuki Aoi. Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm z. Mikita Satoshi informoi z. Mehmeti lidhur me mundësitë dhe sektorët potencial të bashkëpunimit dhe përkrahjes që JBIC mund të ofroj për Kosovën.

I ngarkuari me punë z. Arbër Mehmeti, ka falënderuar zyrtarët e JOI dhe JBIC për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe përkrahjen e vazhdueshme që këto institucione kanë me Ambasadën e Kosovës në Japoni. Diplomati Arbër Mehmeti, me këtë rast ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Ambasadës në lehtësimin dhe mundësimin e komunikimit me institucionet e Kosovës në mënyrë që ky bashkëpunim të konkretizohet në projektet e ardhshme japoneze për vendin tonë.