Follow us on:

I ngarkuari me punë i Kosovës në Japoni ka pritur ambasadorin e Palaut

Tokio, 23 prill 2021 - I ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti ka takuar ambasadorin e Palaut në Japoni, Francis Mariur Matsutaro. Takimi është zhvilluar në ambasadën e Kosovës në Tokio dhe në të është diskutuar për diskutuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në mes të dy shteteve përkatëse.

Përces kësaj Mehmeti dhe Francis Mariur Matsutaro kanë biseduar edhe për nevojën që në një të ardhme të afërt Kosova të ketë akreditimin jo-rezident të ambasadorit të saj në Palau.

Të dy diplomatët janë zotuar për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor në mes të dy ambasadave.