Follow us on:

I ngarkuari me punë Arbër Mehmeti ka takuar drejtorin e JICA për Evropë dhe Lindjen e Mesme, Miyazaki Kiyotaka

Tokio, 21 prill 2021 - I ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës, në Tokio, Arbër Mehmeti ka takuar drejtorin e JICA për Evropë dhe Lindjen e Mesme, Miyazaki Kiyotaka. Ata bashkëbiseduan për ecurinë e projekteve ekzistuese të JICA-së në Kosovë, gjithashtu për mundësitë dhe nevojën e thellimit të marrëdhëniet dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ky takim ishte rast i mirë për të shkëmbyer ide dhe për të ofruar bashkëpunimin dhe ndihmën tonë të plotë në punën e mirë të JICA-së që po bën për Kosovën, ka vlerësuar i ngarkuari me punë, Ahmeti.

Ndërsa ka shtuar se “ne jemi gjithmonë falënderues dhe mirënjohës ndaj JICA-së për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme e ofruar për Kosovën dhe qytetarët tanë”.