Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Tokio dhe ambasada e Japonisë në Prishtinë, koordinohen për Lojërat Olimpike Tokyo 2020

Tokio, 22 prill 2021 - I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti ka zhvilluar një takim virtual me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasaëar dhe këshilltarin e ambasadës Japoneze, Arbër Myftari Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në mes të dy ambasadave, me theks të veçantë për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta me rastin e zhvillimit të Lojërave Olimpike Tokyo 2020.