Follow us on:

Sanjo sërish do të mirëpres ekipin olimpik të Kosovës

Tokio, 26 mars 2021 - I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti i shoqëruar nga asistenti i ambasadës, Kento Hara ka zhvilluar një takim online me përfaqësues të qytetit të Sanjos, Takuya Nakamura, shef i seksionit për zhvillimin e politikave dhe Satoshi Tamura, zyrtar i lartë i seksionit për zhvillimin e politikave. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i përgatitjeve për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, dhe roli i qytetit Sanjo si “qyteti mikpritës” për ekipin olimpik të Kosovës para fillimit të Lojërave Olimpike. Gjithashtu, ata diskutuan edhe për Memorandumin e Bashkëpunimit që qyteti i Sanjos, pritet ta nënshkruaj me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 pritet të zhvillohen nga 23 korrik deri më 8 gusht 2021 në Tokio, ndërsa sportistët dhe atletët tanë pritet të jenë në Sanjo tre ose katër ditë para ceremonisë së hapjes zyrtare të Lojwrat Olimpike Tokyo2020.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni tash e disa vite ka bashkëpunim të shkëlqyer me qytetin e Sanjos në Prefekturën e Nigatas. Tani duke qenë edhe si qyteti mikpritës i ekipit olimpik të Kosovës, Republika e Kosovës pret që të vazhdojmë bashkëpunimi me qytetin Sanjo edhe në fusha e sektor të tjerë pas përfundimit të Lojërave Olimpike Toky2020.