Follow us on:

I ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti ka dhënë intervistë për revistën “Apple Town”

Tokio, 4 maj 2021 - I ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën mujore “Apple Town” (për numrin e muajit qershor 2021). Në këtë bashkëbisedim me Toshio Motoya, CEO i APA Group, diplomati Arbër Mehmeti ka folur për historinë, kulturën, strukturën politike, atraksionet turistike dhe mundësitë e shumta ekonomike që Kosova ofron për të thithur investime të huaja. I ngarkuari me punë, Mehmeti ka folur gjithashtu për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të ngushta në mes të Kosovës dhe Japonisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit edhe më tej në mes të dy popujve. Me një tirazh prej 100.000 kopjeve të shtypura, revista mujore “Apple Town” është një nga revistat më të mëdha në Japoni.

Botuesi i saj, e shpërndanë revistën “Apple Town” në adresat e më shumë se pesëqind deputetëve të të dy dhomave të Parlamentit të Japonisë, në shumicën e ambasadave të huaja në Tokio, dhjetëra profesorëve universitarë, kompanive partnere, dhe abonuesëve të rregullt të revistës. “Apple Town” gjithashtu mund të blihet edhe në disa librari në Tokio si dhe mund të gjendet në të gjitha hotelet e rrjetit APA Group, e që janë më shumë se gjashtëqind hoteleve në tërë Japoninë.

Kjo intervistë është publikuar në gjuhën japoneze dhe angleze.
JP: http://apa-appletown.com/bigtalk/21150
EN: http://en.apa-appletown.com/bigtalk/1360