Follow us on:

Institucionet e Kosovës falënderojnë qytetin e Sanjos për bashkëpunimin dhe mikpritjen e xhudistëve tanë


Prishtinë / Sanjo, 11 tetor 2021 - Me organizimin e Ambasadës të Republikës së Kosovë në Japoni dhe qytetit të Sanjos, Prefektura e Niigatës, u zhvillua një takim virtual në mes të qytetit Sanjo, Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik të Kosovës, Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe Ambasadës së Kosovës në Japoni.

Ky takim ishte një mundësi e mirë që institucionet e Kosovës të falënderojnë qytetin e Sanjos për bashkëpunimin dhe mikpritjen e xhudistëve tanë me rastin e Lojërave Olimpike dhe jo vetëm. Me këtë rast, nga të gjitha palët u shpreh interesi dhe gatishmëria që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të shtrihet edhe në fusha të tjera.

Pjesëmarrës në këtë takim virtual ishin: znj. Daulina Osmani - Zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Kreshnik Ahmeti - Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Ryo TAKIZAWA - Kryetar i Qytetit Sanjo, z. Jiro Nashimoto - Shef i programit për “Host Town” në qytetitn Sanjo, z. Besim Aliti - Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Mitsunori Ogasawara - I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Arber Mehmeti - I Ngarkuar me punë i Përkohshëm i Ambasadës së Kosovës në Japoni.