Follow us on:

Fillon periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar Komune

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për raundin e parë, se ka filluar periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve dhe përfundon më 12 nëntor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

Fletëvotimin për Kryetar Komune dhe informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per.../votimi-me-poste/ .

Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e.

Për më shumë detaje, ju lutem shikoni videon udhëzuese në vijim: Raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetar të Komunave 14 nëntor 2021 - YouTube