Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Japoni organizoi një seminar biznesi

Tokio, 2 mars 2018 – Në kuadër të pritjes së dhjetë-vjetorit dhe vizitës së Zëvendës-kryeministrit Pacolli dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, është organizuar edhe një seminar për komunitetin e biznesit në Japoni, i cili është përkrahur nga Organizata e Tregtisë së Jashtme e Japonisë (JETRO).

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, ka prezantuar për “Mundësitë e investimeve në Kosovë” ndërkaq përfaqësuesi e kompanisë japoneze Hirano Mushroom Ltd. ka prezantuar përvojat e biznesit të tij në Kosovë. Aty morën pjesë rreth 50 përfaqësues të bizneseve japoneze dhe institucioneve publike relevante.