Follow us on:

Martesë

Regjistrimi i faktit të martesës

 

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e faktit të martesës në librin amëz të martesave në Kosovë, kërkohen këto dokumentet si në vijim:

  • Kërkesa;
  • •     Ekstraktet e lindjes;
  • •     Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;
  • •     Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shtetasin e Kosovës (pasaporta);
  • •     Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (nëse njëri bashkëshort është shtetas i huaj pasaporta);
  • •     Certifikata origjinale internacionale e martesës;
  • •     Kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj, atëherë kërkohet Certifikata e lindjes
  • •     Taksa prej 30€.
  •  

Lidhja e martesës (kurorëzim)

 

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për kurorëzim (lidhjen e martesës) të bërë jashtë Republikës së Kosovës është si vijon:

Dokumentet për lidhjen e martesës në rastet kur njëri shtetas është i huaj

Për të bërë regjistrimin e shtetasit të huaj në regjistrin civil të RKS, nevojiten dokumentet si në vijim:

    •     Certifikatën origjinale internacionale të lindjes;

    •     Kopjen e dokumentit të vlefshëm identifikues (Pasaportë)

    •     Vendbanimi (i përkthyer shqip),

    •     Certifikata e gjendjes martesore.

 

Dokumentet për lidhjen e martesës për shtetasit e Kosovës

 

Për lidhjen e martesës, secili nga bashkëshortët e ardhshem duhet të ofrojë dokumentet si në vijim: 

    •     Kopjen e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës;

    •     Ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile;

    •     Certifikatën e gjendjes martesore;

    •     Vërtetimin e vendbanimit. Dokumenti duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;

    •     Nëse shtetasi është nën moshën madhore (16 - 18 vjeç), kërkesës për lidhje të martesës duhet t'i bashkëngjitet edhe vendimi i gjykatës që lejon lidhjen e          martesës.

 

Informacion i rëndësishëm për ditën e lidhjes së martesës

 

Martesa mund të lidhet vetëm nëse pas kalimit të afatit prej 24 orë nga shpallja e martesës, konsiderohet mos ekzistimi i pengesave dhe ndalesave për lidhjen e martesës.

Në zyrën e Shërbimit Konsullor duhet të jenë prezent me dokumentet e identifikimit:

 

    •     Bashkëshortët e ardhshëm

    •     Dy dëshmitarët (mundësisht të kenë dokumente valide të Republikës së Kosovës)

    •     Përkthyesi, nëse njëri nga bashkëshortët është shtetas i huaj

    •     Interpreti për shurdh-memecë, nëse njëri ose të dy bashkëshortët janë shurdhëmemecë