Follow us on:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, DC feston dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Më 19 shkurt 2010, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka organizuar pritje në University Club në Uashington, për të festuar dy vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Më 19 shkurt 2010, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka organizuar pritje në University Club në Uashington, për të festuar dy vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Duke iu uruar mirëseardhje më shumë se 150 mysafirëve, përfshirë përfaqësues të Departamentit të Shtetit, trupit diplomatik në Uashington, shoqërisë civile dhe anëtarëve të diasporës në Amerikë, Ambasadori i Republikës së Kosovës, SH.T. Avni Spahiu, tha se “populli i Kosovës po lëvizë përpara me hapa të sigurt, duke forcuar strukturat politike dhe ekonomike, përderisa në të njëjtën kohë po siguron mbrojtje të fuqishme për pakicat.” Ai shtoi se “Kosova sot është një vend demokratik dhe shumëetnik, në paqe me fqinjët, dhe po kontribuon në stabilitetin dhe marrëdhëniet rajonale.”

Ambasadori Spahiu that se Kosova e çmon dhe vlerëson mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar Republikën e Kosovës. Ai shtoi se “Kosova dhe Shtetet e Bashkuara lidhen përmes një miqësie të përhershme dhe Republika e Kosovës nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen që e ka marrë dhe vazhdon ta marrë prej këtij vendi të madh dhe demokratik.”

Duke iu drejtuar të pranishmëve, z. Stuart Jones, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit, that se prej përvjetori të parë të pavarësisë “ka pasur suksese të jashtëzakonshme” në Kosovë “dhe unë ju uroj juve, Qeverinë në Prishtinë, dhe tërë popullin e Kosovës për këtë.”

Z. Jones gjithashtu lexoi letrën e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.“Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, e përgëzoj popullin e Republikës së Kosovës në festimin e dy vjetorit të pavarësisë së 17 shkurtit. Ky është një rast të festohet zhvillimi i Kosovës si një republikë e hapur, unitare, dhe pluraliste dhe angazhimin që duhet dhënë në premtimin e demokracisë për të gjithë popullin e saj. Progresi i Kosovës në këto dy vite demonstron dedikimin e saj në anëtarësimin e përgjegjshëm në komunitetin e kombeve dhe në stabilitetin e rajonit të Ballkani,” thuhej në mes tjerash në letrën e Sekretares Clinton.